REXHEP RUSHIT JASHARI
Biblioteka personale · Prekaz / Landskrona

Rexhep
Rushit Jashari

Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, autor dhe veprimtar kulturor. Një jetë në shërbim të arsimit, kujtesës historike dhe trashëgimisë shqiptare.

Zbulo bibliotekën
Rexhep Rushit Jashari
Koleksioni i veprave

Librat e mi

Zgjidh një libër për ta lexuar.

Nuk u gjet asnjë libër.
Jeta dhe veprimtaria

Biografia

Rexhep (Rushit) Jashari lindi më 12 qershor 1949 në Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në komunën e Skënderajt. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Skënderaj. Në vitin 1969 diplomoi për mësues në Shkollën Normale “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.

Në vitin 1972 diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë për gjuhë dhe letërsi shqipe; studimet i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, ku mori titullin profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

I rritur në një familje me traditë rapsodësh, për më shumë se pesë dekada u angazhua edhe në ruajtjen e folklorit dhe kulturës shqiptare.

1969–1992 · Arsimi në Kosovë

Punoi si mësues dhe profesor në Skënderaj, Lipjan dhe Prishtinë. U angazhua edhe në jetën shoqërore e kulturore, përfshirë SHKA “Drenica” dhe Kuvendin Krahinor të Kosovës.

1992 · Emigrimi në Suedi

Vazhdoi veprimtarinë arsimore me fëmijët shqiptarë. Në vitin 1994 u vendos në Landskrona.

1997 · Mësimi i gjuhës shqipe në gjimnaze

Me nismën e tij dhe të disa prindërve shqiptarë, filloi mësimi i gjuhës shqipe në gjimnazet e Landskronës dhe Helsingborgut.

1998 · Ndihma për Kosovën

Si kryetar i Këshillit të Emergjencës, bashkëpunoi me bashkatdhetarë në grumbullimin e ndihmave për Kosovën.

Deri në 2015 · Mësimdhënia

Vazhdoi të punonte me gjuhën dhe letërsinë shqipe në shkolla të Helsingborgut. Pas pensionimit iu përkushtua krijimtarisë letrare dhe shkencore.

Trashëgimia në zhvillim

Vepra në dorëshkrim

Titujt e mëposhtëm janë ende në dorëshkrim.

Tradita patriotike e katër brezave
Rapsodët e Drenicës
Gjenealogjia familjare

Zgjidh “Lexo online” për të hapur librin.

Faqja 1
Faqe libri